Showbiz

Këngëtari Shaqir Cërvadiku e përkujton gruan e tij me një shkrim prekës për njëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes

Janë bërë 11 vite që kur ka ndërruar jetë bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shaqir Cërvadiku.
Mëngjesin e ditës së sotme (e hënë), ai e ka përkujtuar atë me anë të një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Këngëtari shtoi se kujtimet për të çdo ditë e më shumë i shtohen, e së bashku me to edhe mungesa e saj.

Shkrimi i plotë i Shaqir Cërvadikut (pa ndërhyrje):
“11 VITE PA GJYSMËN E SHPIRTIT TIM!
Ta përkujtoj njeriun e zemrës dhe shpirtit e kam të vështirë sepse fjalët më duken të pakta e të varfëra për ti thanë gjithë ato që ndjej.
Pa Ty asgjë s’është si ma parë!
Vitet pa Ty s’po i numëroj ma, por kujtimet e çdoditshëm për Ty sa vijnë e shtohen nga mungesa jote e pakompenzueshme.
Më mungojnë sytë e tu,buzëqeshja,aroma, frymëmarrja e dashuria jote pakufi. Më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi.Sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY,duke e rikthyer jetën prapa, pafajësisht zemra lotët shpesh më mashtrojnë.
Jam mundue tanë këto vite që dhimbjen për Ty ta kthej në forcë,duke ju përkushtuar sa më shumë fëmijëve e duke ju qëndruar pranë tyre aq sa kam pasur mundësi. Gjithëmonë më motivoje në rrugëtimin tim muzikor dhe ishe vlersuesja e parë.Ky ishte motiv shtesë që edhe pa Ty mos ta la anash pasionin e shpirtit -kangën e krijimtarinë muzikore që më ka ndihmue ta dua jetën prap dhe të mundohem sadokudo ta kompenzoj mungesën tande përmes artit të kangës me përkrahjën e miqëve.
Falënderoj Zotin që për 25 vite e 25 ditë na ka lanë së bashku me dashuni të pakufishme për njëri tjetrin dhe na ka dhurue tre fëmijë të mrekullueshëm.
Dashtë Zoti që të jemi prap bashkë në botën tjetër në parajsë(atëherë kur e ka caktue i madhi Zot).

DTV-10

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

5 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

5 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

5 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

5 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

5 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

5 months ago