Covid19

5 persona vdiqën nga COVID-19 ndërsa u infektuan mbi 2 mijë të tjerë në Kosovë

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 3 mijë e 772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 mijë e 768.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.786.709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

DTV 5

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

4 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

4 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

4 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

4 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

4 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

4 months ago