Në njoftimin e bërë për media nga LDK thuhet se “Berger i shprehu ngushëllime kryetarit Abdixhiku për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë duke ardhur në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku i shprehu ngushëllimet për familjet e jetëve të humbura dhe popullin gjerman pas vërshimeve”. Kryetari Abdixhiku e njoftoi Berger për prioritetet e tij, qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike, si dhe për organizimin e LDK-së për zgjedhjet lokale të tetorit. Ai e falënderoi Berger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset. Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe procesin e Berlinit, i cili ndër të tjerash parasheh edhe liri të lëvizjes për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…
Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…
Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…
Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…
Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…
Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…