Arsyet që Afganistani i mbylli shkollat në Kabul

0
221
Reklame e sponzorizuar

Afganistani ka mbyllur të gjitha universitetet private e publike si dhe shkollat në 16 provinca të vendit përfshirë edhe në kryeqytet, Kabul.

Ky vendim vjen nga Ministria e Shëndetësisë në Afganistan si shkak i rritjes së infektimeve me COVID-19 dhe do të jetë në fuqi për të paktën dy javë.

Gjatë të premtes Afganistani raportoi 977 raste të reja me COVID-19 dhe 18 viktima, ku shumica prej tyre ishin nga Kabuli.

Deri tani 600 mijë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, sipas ministrisë së Shëndetësisë, duke mos llogaritur forcat e armatosura.

 

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here