Dardan Krivaqa pritet të dal sot para gjykatës

0
64
Reklame e sponzorizuar
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, M.O., pritet që sot të dal para gjykatës.

Avokati i tij, Admir Salihu, ka bërë të ditur se Krivaqa për momentin është në ndalim prej 48 orësh, kurse pritet që sot të dal para gjykatës.

“Atij i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 48 orë, por s’besoj që e lënë deri nesër. Ai sot mund të paraqitet para gjykatës. Por, ende nuk kam ndonjë informacion”, tha ai për KK.

Ndryshe, ai është arrestuar gjatë së martës nga Policia e Kosovës në një fshat të Ferizajt, pasi dy ditësh endje në arrati.

Krivaqa së bashku me një person tjetër, A.S., mëngjësin e së dielës, kishin dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt një 18-vjeçare pa shenja jete.

Të dyshuarit tjetër, A.S., i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here