Edhe një shtatzënë ka vdekur nga COVID-19

0
79
Reklame e sponzorizuar

Një shtatzënë ka vdekur të premten mbrëma si pasojë e COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Doktoresha Gecaj-Gashi bëri të ditur se shtatzëna, e lindur më 1993 ishte në javën e 25-të të shtatzënisë.
Doktoresha e Mjekimit Intensiv tha se që nga përhapja e variantit Delta numri i të infektuarave dhe viktimave shtatzënë nga COVID është më i madh.
Ajo i bëri apel shtatzënave dhe të gjithë qytetarëve tjerë të vaksinohen, në mënyrë që situata me pandeminë të kalohet më lehtë.
Ndryshe, për vdekjen e shtatzënës kanë njoftuar edhe familjarët e saj në Facebook.

 

 

 

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here