Covid19

Gjatë 24 orëve te fundit policia shqipton 4263 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar me inspektimin nëpër tërë territorin e Kosovës, për të parë se sa po respektohen masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria.

Në kuadër të këtij inspektimi, policia nuk ka kursyer ata qytetarë të cilët kanë shkelur masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 4263 gjoba në bazë të ligjit COVID-19. Duke marrë parasysh që shumica e këtyre gjobave janë shqiptuar për mos mbajtje të maskës, ku dënimi sipas ligjit për mos mbajtje të maskës është 35 euro.

Nga kjo i bie që brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka mbushur arkën e shtetit me plot 149 mijë e 205 euro.

DTV-7

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

6 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

6 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

6 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

6 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

6 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

6 months ago