Lajmet

Haradinaj: Ata të cilët nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në AAK

Haradinaj shkruan se AAK-ja fokusin kryesor dhe energjitë e saj i ka të orientuara për zgjedhjet komunale të radhës.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas dorëheqjes së Magbule Shkodrës nga pozita e nënkryetares. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata të cilët për arsye të ndryshme nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në parti.

Tutje, ai ka falënderuar të gjithë për kontributin në parti.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

E nderuar anëtarësi dhe struktura të Aleancës,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kësaj kohe, fokusimin kryesor dhe energjitë e saj i ka të orientuara për zgjedhjet komunale të radhës. Dhjetëra profesionistë të të gjitha fushave, përpos ekspertizës, duke shpërfaqur edhe vullnet për punë, do të garojnë në këto zgjedhje komunale.

Organizimi i brendshëm i Aleancës, mbështetet në kuadrot që kanë gatishmëri e vullnet për angazhim. Ata të cilët për arsye të ndryshme nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në parti. Atyre u jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin, qoftë edhe vetëm njëditor, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Koha në të cilën po veprojmë, është kohë e sfidave të mëdha dhe kërkon vullnet, përkushtim e guxim për punë. Jam tejet i lumtur që Aleancës po i bashkohet një brez i tërë i të rinjëve, ta gatshëm të përballen me sfidat e garës politike në të gjitha nivelet. Kjo garë, rezultatin e parë do ta jap në zgjedhjet komunale, do të vazhdojë me zgjedhjet e rregullta të brendshme në Parti, në pranverën e vitit që vjen, si dhe në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Duke iu uruar sukses mijëra antarëve të Aleancës që janë të angazhuar në këtë proces, i siguroj se përkrahja ime do të jetë për secilin që shpreh vullnet për punë në forcimin e mëtutjeshëm të organizatës sonë të përbashkët.

Aleanca ishte dhe do të mbetet parti e vlerave demokratike, në shërbim të Atdheut e të qytetarit.

DTV 5

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

8 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

8 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

8 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

8 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

8 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

8 months ago