Holanda i del në ndihmë Shqipërisë, me 4 helikopterë

0
200
Reklame e sponzorizuar

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Holanda po përgatit të dërgojë në Shqipëri 4 helikopterë që do të ndihmojnë për situatën e zjarreve.

Kjo logjistikë e shtuar pritet ta çojë në 7 numrin e helikopterëve të angazhuar për fikjen e zjarreve, kryesisht në zonat e jugut.

  Siç ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shqipëria ka vetëm një helikopter për fikjen e zjarreve, i cili është angazhuar që në fillim me fluturime në Karaburun.

Prej së martës qeveria lejoi Agjencinë e Mbrojtjes Civile që të angazhonte edhe dy helikopterë privatë.

Temperaturat e larta dhe zjarrvëniet e qëllimshme kanë krijuar situata të vështira me vatra flakësh në gjashtë qarqe të vendit.

Qindra hektarë sipërfaqe me shkurre dhe pemë janë djegur dy javët e fundit vetëm në zonën e Karaburunit, teksa edhe angazhimi i forcave të ushtrisë nuk e ka bërë të mundur shuarjen e tyre.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here