“Vesi” i preferuar i mbretëreshës Elizabeth

0
18
Reklame e sponzorizuar

Ajo është pa diskutim personazhi më emblematik i familjes mbretërore, një figurë sa kontroverse, aq edhe e dashur për popullin britanik e jo vetëm, shkruan “CosmopolitanFrance”.

Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike, ndaj nuk është habi që të gjithë të pyesin si ia del mbretëresha Elizabeth të jetë kaq në formë?

Sigurisht që regjimi ushqimor është i denjë për titullin që mban, shtuar këtu edhe gjenet e mia, apo kontrollet periodike shëndetësore, megjithatë duket se edhe alkooli luan një rol të rëndësishëm në gjendjen e saj.

Mbretëresha Elizabeth është e dashuruar pas alkoolit.

Pavarësisht pamjes së rreptë dhe gjithmonë të patëmetë, duket se edhe sovrania më jetëgjatë në krye të fronit mbretëror britanik i lejon vetes disa kënaqësi të vogla, si për shembull një gotë pas zgjimit e një tjetër para gjumit.

Sipas burimeve në Pallatin e Buckingham-it, 94-vjeçarja ka më shumë se 50 vjet që pi plot 4 gota në ditë, sigurisht të alternuara në varësi të vakteve.

Ajo e nis gjithmonë mëngjesin me një kombinim të xhinit dhe verës së aromatizuar Dubonnet, të cilës i shton shumë akull dhe një fetë limoni.

Drekën e shoqëron gjithmonë me verë, ndërsa për mbrëmje i lejon vetes një gotë Martini. Nuk ka mbaruar akoma. Pak para se të flejë mbretëresha Elizabeth pi një gotë shampanjë, të cilën sigurisht që ia përgatit baristi i pallatit mbretëror, Paul, i cili punon për të prej shumë vitesh.

Nuk dimë t’ju themi nëse zakonet e saj janë të këshillueshme për të gjithë. Mos harroni që cilësia e të gjitha gjërave që ha apo pi janë nga më të mirat, ndryshe nuk shpjegohen 94 vitet e saj.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here