Kanye West tregon arsyen e shkatërrimit të martesës me Kim Kardashian

0
9
Reklame e sponzorizuar

Kanye West beson se gara e tij kontraverse për president të SHBA-së në vitin 2020 ishte pika e kthesës së madhe në martesën e tij me Kim Kardashian.

Kim ka aplikuar dje për divorc nga reperi i famshëm pas shtatë vjetësh martesë nga e cila kanë katër fëmijë.

“Ai mendon se gara për president ishte pika që theu martesën e tij. Para këtij vendimi kishte shpresë mirëpo pas tij jo. Kjo i kushtoi me prishje të martesës”, ka thënë një burim i afërt me Kanye.

Martesa e një prej çifteve më të përfolura në botë kishte filluar të pësonte krizë verën e kaluar pasi reperi 43 vjeçar, pasi kishte prezantuar kandidaturën e tij për president të SHBA-së kishte dhënë detaje për familjen dhe martesën e tij gjatë kampanjave presidenciale.

 

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here