55 të vrarë e më shumë se 1700 të arrestuar nga protestat në Birmani, që nga 1 shkurti

0
22
Reklame e sponzorizuar
Një person ka mbetur i vdekur pas Policia ka gjuajtur sërish me armë zjarri në drejtim të protestuesve edhe në protestat e të premtes.

Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para se të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën do të diskutohet rreth krizës në këtë shtet, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë, dita e mërkurë e kësaj jave ka qenë më e përgjakshmja në këto protesta të cilat kanë nisur që nga fillimi i shkurtit, për të kundërshtuar marrjen e shtetit në dorë nga ushtria dhe arrestimin e lideres së zgjedhur Aung San Suu Kyi nën pretendimin se zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar në të cilat ajo doli fituese ishin të manipuluara.

Vetëm të mërkurën kanë mbetur të vrarë 38 persona.

Në qytetin e Yangon, Policia ka gjuajtur me plumba dhe granata për të shpërndarë protestuesit të cilët sot ishin të shoqëruar nga rreth 100 mjekë të veshur me pallto të bardhë.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga 1 shkurti kur ndodhi grusht-shteti, janë vrarë 55 persona në mbarë Birmaninë, më shumë se 1700 persona janë arrestuar, duke përfshirë këtu edhe 27 gazetarë.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here