Avdullah Hoti e Vjosa Osmani nuk u morën vesh, AKI-ja akoma pa drejtor

0
8
Reklame e sponzorizuar
Ushtruesja e detyrës së Presidentit,  Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ende nuk janë dakorduar për pozitën e kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë (AKI). Edhe pse, sipas Ligjit për AKI’në, kryeshefi i insitucionit duhet të emërohet jo më larg se 20 ditë pune, nga dorëheqja ose largimi i shefit paraprak, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas dy muajsh.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti janë duke e shkelur ligjin, duke mos e emëruar shefin e ri të AKI’së. Edhe pas dy muajsh të njëjtit nuk janë dakorduar për kryespiunin e vendit. Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë për Gazetën Express se subjektet politike, Presidenca dhe Kryeministria duhet t’i lënë inatet politike dhe të kujdesen për emërimin e pozitave që ndërlidhen me  sigurinë kombëtare. Në të kundërtën, sipas tij, rrezikohet siguria kombëtare dhe kredibiliteti i Kosovës në aspektin e jashtëm.

“Një shtet serioz kujdeset që emerimi i pozitave të lidhen me sigurinë kombëtare të plotësohen në pajtim të plotë me Kushtetutë dhe ligj, duke u siguruar se në këto pozita vendosen njerëz me integritet të plotë, kredibilitet, persona profesional dhe kompetent. Fatkeqësisht në vitet e fundit kjo nuk është duke ndodhur, që ndikon drejtpërdrejtë në funksionalitetin e AKI dhe efikasitetin e saj në aspektin e brendshëm, përderisa në aspektin e jashtëm, është mesazh se Kosova nuk ka institucione kredibile dhe që mund të i besohet në shkëmbimin e informatave inteligjente dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.  Si rezultat i kësaj rrezikohet jo vetëm siguria kombëtare por edhe kredibiliteti i Republikës së Kososvës”, ka thënë Miftaraj.

Me tutje, Miftaraj theskoi se insitucionet e vendit duhet të bashkëpunojnë për të caktuar një person apolitik dhe profesional në AKI.

“Partitë politike, e veçanarisht institucionet si Presidenca dhe Kryeministri i Kosovës së paku në këtë fushë duhet të lënë inatet personale, dhe të bashkëpunojnë për të caktuar një person apolitik, profesional dhe me integritet. Një mundësi e tillë është humbur duke e lënë vendin për më shumë se  dy muaj me U.D. të Drejtorit të AKI dhe duke mos përmbushur një obligim ligjor”, ka thënë më tutje ai.

Lidhur me emërimin e shefit të ri për AKI’në, Express ka pyeture edhe në Presidnecë edhe në Kryeministri.

Por as pas një jave të njëjtat nuk kanë dhënë përgjigje për Gazetën.

Në ndërkohë Kosova posa ka dal nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Fituese e këtyre zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të së cilës ishte edhe u.d e Presidentit Vjosa Osmani.

Ajo së bashku me liderin e VV’së, Albin Kurti pritet që të udhëheqin me Qeverinë e re, që mund të formohet së shpejti.

Kështu zvarritja e procesit për emërimin e kryespiunit mund të shtyhet deri në formimin e Qeverisë së re, nën udhëheqjen e Kurtit.

Rrjedhimisht, pas dështimit të dakordimit mes Hotit dhe Osmanit për shefin e AKI’së, kësaj radhe Osmani mund të dakordohet me Kurtin për emërimin e një shefi të ri të këtij insiotucioni të sigurisë.

Në nëntor të 2019, Kreshnik Gashi ishte emëruar shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Në krye të Inteligjencës, Gashi erdhi nga pozita e kryetarit të bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Gashi zuri vendin e Shpend Maxhunit, i cili kishte dhënë dorëheqje. Por, edhe Kreshnik Gashit nuk i zgjati shumë posti i kryespiunit.

Pas 1 viti e 22 ditësh në krye të AKI-së atij, sot, iu kërkua largimi nga detyra. Kërkesa erdhi nga kryeministri Avdullah Hoti, në dakordin me u.d. presidenten, Vjosa Osmani.

Të dy këto institucione, të cilat emërojnë dhe shkarkojnë drejtuesit e AKI-së, nuk patën ndonjë sqarim se pse u kërkua lirimi nga detyra i Gashit.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here