Gigi Hadid rikthehet në pistat e modës pesë muaj pasi solli në jetë vajzën

0
8
Reklame e sponzorizuar
Modelja e njohur, Gigi Hadid, para pesë muajve solli në jetë vajzën e saj.

Ajo dhe këngëtari Zayn Malik pritën fëmijën e tyre të parë, të cilën e quajtën Khai, shkruan Daily Mail.

Pas një pushimi të bollshëm që pati Gigi, tashmë ka vendosur që të kthehet fuqishëm në pistat e modës.

Ajo është parë në sfilatën e ‘Versace’s Milan Fashion Week’, ndërsa u lansua linja e re rrobave për dimrin/2021.

E veshur e tëra në të zeza, Hadid mahniti me tiparet e mrekullueshme trupore, për të cilat u komentua tej mase.

Edhe në veshjet e tjera që mbante veshur, Gigi arriti që të tërheq vëmendjen e mijëra shikuesve të pistës.

Krah saj ishin edhe figura të tjera të njohura, sikurse motra e saj, Bella Hadid dhe Irina Shayk.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here