Loris Karius shfaqet si objektiv befasues i Bayern Munichut

0
32
Reklame e sponzorizuar
Portieri nën pronësi të Liverpoolit, Loris Karius është shfaqur si një shënjestër befasuese për gjigantët gjermanë të Bayern Munichut.

Kampionët gjermanë mund të kenë nevojë të gjejnë një mbështetje për Manuel Neuer në afatin kalimtar të verës, me numrin aktual dy Alexander Nubel që kërkon që të largohet nga klubi.

Kjo do të linte një ‘vrimë’ pas Neuer, me dy portierët e tjerë në klub që zakonisht cilësohet si ‘jo kandidues’.

Sipas mediumit Sport1, Karius, i cili aktualisht është në huazim te Union Berlin është shfaqur si objektiv befasues për Bavarezët.

Ai është vendosur të kthehet në Liverpool në verë, megjithëse do të ishte më se i lumtur të qëndronte në Berlin, por u bë e qartë se Reds nuk kanë vend për të.

Kështu ata ndoshta do të ishin të gatshëm ta ‘dhurojnë atë me çmim të ulët’, dhe kjo mund t’i përshtatet Bayernit.

Është pohuar se nëse Karius e shfrytëzon rastin e tij nga tani dhe në fund të sezonit; ai mund të ‘bëjë emër në Bayern’.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here