Mbajtën armë pa leje, arrestohen shtatë persona në Deçan

0
53
Reklame e sponzorizuar
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona për armë mbajtje pa leje në Deçan.

Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka njoftuar se janë sekuestruar edhe tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër (4) raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë (8) armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë që janë sekuestruar armë dhe municioni, një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër, një pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë përkatës. Një pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë, tri pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’, një pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (25) fishekë përkatës, një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë (10) fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë.

Personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here