Paga e lartë e Ronaldos problem për Juventusin, projektohet kthimi i Icardit në Serie A

0
36
Reklame e sponzorizuar
Situata me pasojat e pandemisë ka bërë që edhe klubi më i fort ekonomikisht në futbollin italian, Juventusi, të jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje.

31 milionë neto është paga vjetore e Cristiano Ronaldos, që është kthyer në një kosto të papërballueshme për Juventusin.

Për momentin largimi i tij duket i komplikuar, pasi lojtari ka edhe një vit kontratë me “Zonjën e Vjetër”.

Sulmuesi që do ta zëvendësojë Ronaldo nëse largohet tashmë është identifikuar, dhe një pëlqim i vjetër për Juventusin: Mauro Icardi.

Ronaldo mund të transferohet në Paris, pasi thashethemet për interesimin e PSG kanë filluar tash e disa muaj, edhe pse në listën e klubit parisien është Lionel Messi.

Sipas mediave italiane negociatat Juve-PSG për Icardin, nuk janë ndalur në asnjë rast, pavarësisht destinacionit të Ronaldos në të ardhmen.

Drejtuesit bianconerë kanë provuar disa herë të afrojnë ish-sulmuesin e Interit. Icardi i kushtoi PSG-së plot 50 milionë euro plus 8 milionë euro të tjera bonuse.

Juventusi nuk do të ndërhyjë vetëm te Ronaldo, pasi edhe dy lojtarët e ardhur me parametra zero në verën e vitit 2019, Aaron Ramsey dhe Adien Rabiot, po ju kushtojnë shumë me paga.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here