Sot shtatë vjet nga ndeshja historike e Kosovës me Haitin

0
39
Reklame e sponzorizuar
Sot më 05.03.2021 janë bërë plot shatë vjet nga ndeshja e parë zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës e lejuar nga FIFA.

Në historinë e re të popullit tonë marsi ka shënuar kthesa të mëdha dhe data të rëndësishme.

Një e tillë pa dyshim se është edhe 5 marsi i vitit 2014, kur u zhvillua miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Haitit, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin e padrejtë prej më shumë se dy dekadash.

Reshjet e shiut të asaj të mërkure ishin si shenjë bereqeti për futbollin tonë, i cili dy vjet më pas, përfundimisht arriti të bëhet pjesë e barabartë në familjen e madhe të futbollit evropian dhe botëror, UEFA e FIFA.

Takimi ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa në stadium ishin plot 17 mijë shikues.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here