Ky është dedikimi për Kosovën para ndeshjës me Spanjën, nga ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori Kosnett

0
126
Reklame e sponzorizuar

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla.

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Kosovës u përcjell me polemika, pasi shteti iberik nuk e njeh vendin tonë si të pavarur.

Ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori Kosnett kanë shkruar se është gjithmonë moment krenarie kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium.

“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenarie kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett, postim që është publikuar edhe nga faqja zyrtare e Ambasadës.

Për Dardanët do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3-0 në shtëpi nga Suedia.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here