Ramos: Kemi vuajtur kundër Messit

0
23
Reklame e sponzorizuar
Sergio Ramos nuk ka dyshime se Real Madrid do të kishte gëzuar edhe më shumë sukses gjatë kohës së tij në klub nëse Lionel Messi nuk do të ishte në Barcelona.

Kapiteni i Real Madridit ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve me klubin, por pesë titujt e tij në La Liga janë vetëm gjysma e asaj të fituara nga Messi me katalunasit.

Është vet ylli spanjoll i Los Blancos që ka thënë se trofetë do të ishin edhe më të shumtë për Realin në rast se nuk do ta kishin një kundërshtar si Messi te Barcelona.

“Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve”, ka thënë fillimisht Ramos në serinë e tij dokumentare “Legjenda e Sergio Ramos”.

“Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj”.

“Ka qenë një kohë kur ne u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si Jose Mourinho, por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata”.

“Ne nuk fituam shumë dhe pati shumë tension, të shkaktuar nga ata ose nga ne”, përfundoi kapiteni i Los Blancos.

Ndryshe, Messi ka luajtur kundër Real Madridit 44 herë ndërsa Barcelona ka fituare në 19 ndeshje prej tyre, ndërsa 11 përfunduan në barazim.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here