Ndyshimet në zemër dhe enët e gjakut gjatë shtatëzënisë

0
19
Reklame e sponzorizuar

Gjatë shtatëzënisë ndodhin disa ndryshime në strukturën dhe funksionimin e zemrës. Këto ndryshime shkaktojnë stres shtesë ne trupin e gruas dhe rrjedhimisht shkaktojnë që zemra të punoj me rëndë. Ndyshimet e cekura më poshtë janë normale gjatë shtatëzënisë dhe ndihmojnë që foshnja të mer ushqim dhe oksigjen te mjaftueshëm:

1. Ngritje ne vëllimin e gjakut. Gjatë tremujorit te parë, sasia e gjakut në trup rritet për 40-50 % dhe mbetet ne këtë nivel deri në fund te shtatëzënisë.

2. Ngritje ne outputin kardiak. Output’i kardiak eshte sasia e gjakut qe pompohet nga zemra per nje minute. Gjate shtatëzënisë, output’i rritet për 30-40 % për shkak te rritjes në vëllimin e gjakut.

3. Ngritje ne shpejtësinë e rrahjeve te zemrës. Është normale që gjatë shtatëzënisë te rritet shpejtësia e  rrahjeve të zemrës për 10 – 15 rrahje në minute.

4. Rënie ne shtypjen e gjakut. Shtypja e gjakut mund të ulet për 10 mmHg gjatë shtatëzënisë. Kjo rënie ndodh për shkak te ndryshimeve hormonale si dhe për shkak se një pjesë e vëllimit te gjakut shkon drejt mitrës për të ushqyer foshnjën. Në shumicën e rasteve kjo rënie nuk shkakton ankesa dhe nuk lajmërohet nevoja për trajtim. Te çdo femër që planifikon shtatëzëni apo që është shtatëzëne doktori që e përcjell bën matjen e tensionit dhe vlerëson se a janë vlerat e matura shqetësuese apo jo.

Këto ndryshime mund të shkaktojnë plogështi/lodhje, frymëyzënie, dhe marramendje të lehtë. Të gjitha këto simptome në përgjithësi vlerësohen si normale, megjithatë në rast se gruaja ndihet e shqetësuar këshillohetqë të konsultohet me mjekun.

Nëse gruaja ka sëmundje të zemrës atëherë është e mundshme që të lajmërohet nevoja për ndërmarjen e masave para dhe gjatë shtatëzënisë. Janë disa sëmundje të zemrës që mund të risin mundësinë e komplikimeve gjatë shtatëzënisë. Poashtu disa probleme te zemrës ose të enëve të gjakut mund të mbeten të pa zbuluara deri sa gruaja të mbetet shtatëzëne. Në shtatëzëni shëndeti I nënës është më i rëndesishëm pasi që nëse diçka i ndodh nënës është shumë vështirë që foshnja të mbijetojë.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here