Ishte në komë për një vit, nuk di për pandeminë, por ishte prekur dy herë me COVID-19

0
220
Reklame e sponzorizuar

Ishte në komë për një vit, nuk di për pandeminë, por ishte prekur dy herë me COVID-19

Një adoleshent nga Britania e Madhe u zgjua nga koma pas gati një viti, pa dijeni se ekziston një pandemi koronavirusi në botë, edhe pse ai vetë është infektuar me këtë sëmundje dy herë ndërkohë.

Joseph Flavill, 19-vjeç, pësoi një dëmtim të trurit pasi u godit nga një makinë në Angli më 1 mars, 2020, rreth tre javë para futjes së bllokimit të parë.

Familja e tij gjatë asaj kohe ishte kryesisht e paaftë të qëndrojë pranë tij për shkak të kufizimeve ndaj koronavirusit, dhe ata u përpoqën të komunikonin përmes lidhjes video.

“Joseph filloi të tregonte shenja të vogla të rimëkëmbjes, prandaj jemi të entuziazmuar. Tani e dimë që ai mund të na dëgjojë,” tha tezja e tij Sally Flavill për BBC.

Sipas saj, Joseph, i cili ishte i apasionuar pas sporteve para aksidentit, kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të mund të shërohej dhe të kthehej në një jetë normale.

Ndryshe, Britania e Madhe që nga viti i kaluar ka regjistruar pothuajse katër milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 110 mijë vdekje.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here