Abdixhiku këtë deklaratë e bëri pas homazheve te varri i ish deputetes, Nekibe Kelmendi.
Kryetari i LDK-së u përgjigj shkurt, kur u pyet për deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu se marrëveshja në Washington nuk ka vlerë juridike.
“Aq di i shkreti s’di më shumë. Çdo marrëveshje ndërkombëtare me ShBA-në është e obligueshme dhe është në interes të Kosovës”, tha shkurt Abdixhiku.
Ndryshe, lidhur me deklaratën e Kryeziut, ka reaguar sot edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga Kurti ta demantojë deklaratën e Kryeziut.
Haradinaj ka thënë se asnjë qeveri, e asnjë kryeministër nuk mund ta rrezikojë partneritetin strategjik me Amerikën.
Ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë pati deklaruar se marrëveshja e arritur në Washington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend.
Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…
Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…
Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…
Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…
Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…
Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…