Luis Enrique: Publikon listën e Spanjës për ndeshjet kualifikuese ndaj Kosovës dhe dy takimet tjera të shtatorit për kupën e Botës “Katar 2022 ”

0
76
Reklame e sponzorizuar
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Spanja është lider i grupit, por me një ndeshje më shumë se Suedia dhe tri takimet e shtatorit pritet të sjellin ndryshime në renditjen tabelore të Grupit B.

Ndeshja e parë për kombëtaren La Roja është kundër Suedisë me 2 shtator, e dyta ndaj Gjeorgjisë me 5 shtator dhe e treta në Prishtinë me 8 shtator ndaj Kosovës.

‘Lista e shtatorit’ është gjithmonë e komplikuar për shkak të asaj që është luajtur pak dhe zgjidhjet e trajnerëve jo rrallëherë përfundojnë me befasi.

Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe me listën e publikuar së fundmi nga Enrique, ku nuk mungojnë befasitë.

PortierëtUnai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez;

MbrojtësitJordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol;

MesfushorëtSergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez;

SulmuesitPablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz;

 

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here