MSh-ja: 80-90 për qind e rasteve të fundit janë të variantit Delta në Kosovë

0
41
Reklame e sponzorizuar
Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik bëri të ditur se nga të dhënat e fundit del se varianti Delta i coronavirusit është mbizotërues në Kosovë.

Jakupi në një konferencë për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia tha se të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të izolanteve të fundit të coronavirusit janë të variantit Delta.

“Para tre katër muajsh, varianti Alfa ose ai britanik ishte në 98 për qind të rasteve, tani është vetëm 7-8 për qind të izolanteve, ndërsa nuk gjen izolante të variantit të Afrikës së Jugut ose Brazilian”, tha ai.

Sipas tij, tashmë ka ndryshuar situata, duke qenë mbizotërues varianti Delta në javët e fundit. “80 deri në 90 të izolanteve të coronavirusit janë të variantit Delta”.

Ai tha se ky variant i coronavirusit përhapet shumë më shpejt, e kjo sipas tij do të thotë që mund të preken më shumë njerëz, e rrjedhimisht të ketë më shumë hospitalizime.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here