Ndaj cilës skuadër dhe kur do e bejë debutimin e tij Messi në Ligue 1

0
60
Reklame e sponzorizuar

Lionel Messi mund të bëjë debutimin e tij për Paris Saint-Germain në ndeshjen e 5-të të Ligue 1 kundër Clermont më 12 shtator 2021.
Tashmë fluturimi i argjentinasit nga Barcelona për në Paris ka filluar të realizohet dhe pritet që brenda pak orësh të arrij në kryeqytetin e Francës.
Siç u u bë e ditur më herët të martën, një marrëveshje dyvjeçare është rënë dakord me gjigantët parisienë dhe sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, debutimi i tij parashikohet të mbajë tifozët në pritje rreth një muaj tjetër. Ideja është që super ylli argjentinas të dalë para një Parc des Princes të mbushur plot pas lajmit se tifozët mund të kthehen për sezonin e ri në stadiume.
PSG filloi sezonin me një fitore 2-1 kundër Troyes dhe më pas me ndeshjet kundër Strasburgut (në shtëpi), pastaj udhëtime në Brest dhe Stade de Reims.
Clermont, pra, është potencialisht skuadra e parë që Messi do ta ketë përballë në debutimin e tij te PSG, me këtë skuadër që është inkuadruar në Ligue 1 në këtë edicion.
Një fitore mahnitëse 2-0 kundër Bordeaux në lojën e parë, bëri klubin që u themelua vetëm 31 vjet më parë të motivohet shumë për takimet e radhës.
Me gjithçka të kompletuar në Paris, më 12 shtator ka të ngjarë që festa të fillojë vërtet në skuadër dhe jashtë saj dhe stadiumi do të tronditet nga brohrimat e shumta. Do të jetë një nga ngjarjet e dekadës së fundit dhe një moment historik për futbollin francez.
A do të përshtaten tifozët blaugranas me këtë fakt? Pjesa tjetër e botës së futbollit pothuajse me siguri do ta bëjë këtë dhe do t’i gëzohet faktit se Barcelona do të jetë më e dobët, duke ditur se ka humbur lojtarin e tyre më të mirë në histori.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here