Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në anonimitet të plotë ka vendosur t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në 11 degë.
“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së ka diskutuar për situatën e fundit politike në vend, si dhe për organizimin e brendshëm partiak. Në bazë të raportit të Komisionit për Vlerësimin e Gjendjes së Degëve, si dhe në përputhje me Platformën politike për Fuqizimin dhe Reformimin e LDK-së, Kryesia, me unanimitet të plotë, vendosi që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në këto degë: Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, thuhet se zgjedhjet do të organizohen në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së, pasi që të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në këto degë.
Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu që Këshillit të Përgjithshëm t’i kërkohet që të shpallë zgjedhjet e rregullta të Forumit të Gruas të LDK-së dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së që duhet të organizohen dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2022.
“Po ashtu, Kryesia mori vendim që të formojë Ekipin për Hartimin e Programit Politik dhe Qeverisës “Platfoma 2025”. Ky program do të jetë dokumenti bazë i orientimit politik dhe veprimit partiak të LDK-së dhe anëtarëve të saj përgjatë viteve të ardhshme, një dokument politik gjithëpërfshirës, me parime dhe zgjidhje të qarta të problemeve bazike dhe kronike në Republikën e Kosovës, si dhe me objektiva të arritshme të rrugëtimit tonë shtetëror në interes të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…
Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…
Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…
Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…
Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…
Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…