Lajmi i Ditës

Në krahasim me vendet e rajonit Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes së qytetarëve të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht u vaksinuan 31% e qytetarëve.
Përmes një njoftimi për media nga MSH, thuhet se sipas të dhënave të fundit Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.
“Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.
Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), (Shqipëri)10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021)”, thuhet në njoftim.

DTV-10

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

4 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

4 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

4 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

4 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

4 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

4 months ago