Në pikën kufitare Qafë Prush policia gjen shtatë qese najloni me marihuanë

0
50
Reklame e sponzorizuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Qafë Prush, kanë hasur në shtatë qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Me datën 30.07.2021 rreth orës 01:00, patrulla policore e pikës kufitare Qafë Prush, gjatë patrullimit në fshatin Zhub, përkatësisht në skaj të rrugës Bernard Komani, rrugë kjo e cila të dërgon në drejtim të pikës kufitare Qafë Prush, kanë hasur në shtatë (7) qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë totaleprej (7 kg e 507 gram.)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se nga zyrtarët policorë janë  ndërmarrë veprime konkrete policore, të realizuara në bashkëpunim edhe me njësitet   përgjegjëse të Drejtorisë Rajonale të policisë kufitare “Perëndimi” Gjakovë.

Sipas procedurave të parapara janë njoftuar edhe njësia kompetente nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik si dhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale  e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ Gjakovë mbetet të përkushtuara në  luftimin dhe parandalimin e te gjitha dukurive negative”, thuhet njoftimi.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here