Lajmet

Numri i këshilltarëve të brendshëm do të rritet nga 6 në 10, në pesë ministri

Ndryshohet projekt-rregullorja për Zyrën e Kryeministrit, parashihet rritja e numrit të këshilltarëve politikë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshimin e projekt-rregullores për Zyrën e Kryeministrit, ku parashihet edhe rritja e numrit të këshilltarëve politik nga 6 në 10.

Por, zëdhënësi, Përparim Kryeziu tha se ky ndryshim është vetëm për 5 ministri të cilat janë bashkuar dhe shkrirë.

“Bëhet fjalë për shtimin e kapaciteteve njerëzore brenda kabineteve të 5 ministrive që janë fuzionuar. Bëhet fjalë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Mjedisit, Ministria e Industrisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ky ndryshim ka për qëllim me ju përgjigj faktit se këto ministri kur janë shkri kanë pësuar një rritje apo zgjerim të kompetencave që kanë dhe rrjedhimisht ka pasur nevojë për rritje të kapaciteteve. Në këto ministri nga 6 numri i këshilltarëve t ngritet në 10”, tha Kryeziu në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë.

 

DTV-9

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

8 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

8 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

8 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

8 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

8 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

8 months ago