Pavarësisht humbjes, Rita Ora dhe Dua Lipa shprehen krenare për Anglinë

0
131
Reklame e sponzorizuar

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë reaguar pas lojës së mbrëmshme mes Italisë dhe Anglisë në ‘Euro 2020’.

Pavarësisht humbjes së kësaj të fundit, ato janë shprehur se ndihen krenare dhe të nderuara që shikuan performanca të tilla mes dy ekipeve.

“Akoma krenare. Ishte një nder të ju shikoja duke luajtur. Faleminderit. Më falni për rrëmujën pasi po punoja në të njëjtën kohë, ose po përpiqesha”, ka shkruar Ora në disa poza atraktive që ka ndarë.

Dua në anën tjetër theksoi se të gjithë djemtë e kanë bërë krenarë dhe i ka falënderuar për lojën e mrekullueshme.

“Të gjithë djemtë na bënë krenarë. Ju lumtë për lojën e mrekullueshme. Ju duam Angli. Ne do ta sjellim sërish në shtëpi”, vazhdoi ajo.

Ndryshë, pas më shumë se 120 minutave Italia dhe Anglia nuk arritën të përcaktonin fituesin e finales së Euro 2020, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.

Në gjuajtjen e penalltive, Azzurët ishin më të saktë, duke realizuar tre, për dallim nga Tre Luannët që shënuan vetëm dy.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here