Personat që humbën betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit sipas moshës dhe komunave

0
62
Reklame e sponzorizuar

Në Kosovë në 24 orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 28 persona, kurse janë konfirmuar 920 raste të reja.
Siç njofton MSH-ja, katër nga viktimat janë të grupmoshës plus 80, pastaj 13 viktima të grupmoshës 70-79, katër nga viktimat të moshës 60-69 vjeç, pesë viktima të grupmoshës 50-59 vjeç, dhe dy viktima të grupmoshës 40-49 vjeç.
Po ashtu brenda 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.
Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here