Policia dënon 1 mijë e 561 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

0
85
Reklame e sponzorizuar

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 561 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat kundër coronavirusit.
Gjithashtu, brenda 24 orëve, Policia ka dënuar edhe 1 mijë e 570 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia po ashtu njofton se kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 23 prej tyre me persona të lënduar kurse 27 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se janë arrestuar edhe 32 persona, 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit.

 

 

 

 

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here