Lajmet

Seanca e radhës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit caktohet për këtë ditë

Seanca gjyqësore për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq pritet të mbahet më 6 korrik në orën 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur avokati Musa Damati, ku ndër të tjera tha se në këtë shqyrtim gjyqësor pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rëndë politike.

“Më datën 6 korrik 2021 në ora 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është caktuar që të filloj seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në këtë shqyrtim gjyqësor pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rëndë politike”, ka thënë Damati.

Ndërkaq, në procesin, të cilin e udhëheq Prokuroria Speciale e Kosovës, të akuzuar janë: Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Dragisha Markoviq dhe Rade Basara, ndërsa, si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Ndryshe, politikani serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut.

Nga përfundimi i luftës në Kosovë, ai ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm, ndërkohë që për disa vite rresht është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për “rolin e tij” në vrasjen e shqiptarëve nga lufta e fundit në Kosovë, e viteve 1998-1999.

DTV 5

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

6 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

6 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

6 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

6 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

6 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

6 months ago