Shtohen ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

0
47
Policia e Kosovës mbetet institucioni më i besueshëm i organeve të rendit dhe ligjit derisa besimi i qytetarëve në institucionet gjyqësore në Kosovë mbetet shumë i ulët. Kështu u tha në një konferencë për media të mbajtur nga Drejtësia Sot – platformë e organizatës Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GPLS), ku u shpalos raporti "Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë". Foto: Hulumtuesja e Drejtësia Sot, Rreze Hoxha-Zhuja ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )
Reklame e sponzorizuar

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në kuadër të platformës “Drejtësia Sot” ka prezantuar të të gjeturat e analizës të titulluar “Natyra e çështjeve disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe funksionimi i mekanizmit disiplinor“.

Aty u bë e ditur se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 ka trend të rritjes së ankesave ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore. Këto të dhëna, përmes një konference për medie, i bëri të ditura Rreze Hoxha nga GLPS.

“Në 6 mujorin e parë të vitit 2021 kemi një trend të rritjes të ankesave ndaj prokurorëve të shtetit për shkelje disiplinore”, tha ajo. Të dhënat zyrtare për periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2021, tregojnë se KPK ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillim të procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, e më pas për të njëjtat ka krijuar Panele Hetimore.

Drejtësia Sot vlerëson se është hap pozitiv inicimi i këtyre procedurave me vetiniciativë nga kryetarët e gjykatave/kryeprokurorët.

“Së dyti, KPK mban një praktikë shumë të mirë të publikimit të vendimeve të marra nga Gjykata Supreme ndaj vendimeve disiplinore të ankimuara të KPK-së, duke ofruar kështu një pasqyrë të plotë dhe të qasshme për publikun. Një praktikë e tillë nuk është vërejtur nga ana e KGJK-së, ku vendimet e marra nga Gjykata Supreme nuk janë të publikuara as në uebfaqen e KGJK-së e as në atë të Gjykatës Supreme”.

Në anën tjetër, “Drejtësia Sot” ka gjetur se ka zbrazëtirë juridike në Ligjin Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, pasi që i njëjti nuk parasheh dispozitë lidhur me ankesat kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës Supreme që i drejtohen Kryetarit të Gjykatës Supreme. “Dhe njëkohësisht, Drejtësia Sot e vlerëson pozitive çështjen e inicimit dhe ankimimit në procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit, pavarësisht që Ligji që e rregullon veprimtarinë e këtij institucioni nuk ja njeh një kompetencë të tillë, por kjo kompetencë i njihet me LPD – si lex specialis”.

Tutje, Drejtësia Sot ka gjetur se Ligji aktual nuk ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje disiplinore ose në rastin e arritjes së marrëveshjes për pranimin e shkeljes disiplinore.

Poashtu, mbetet shqetësues fakti që palëve nuk iu mundësohet që vendimin e Gjykatës Supreme si vendim përfundimtar ta ankimojnë, respektivisht të fillojnë konfliktin administrativ.

“Prandaj, në këndvështrimin tonë, një situatë e tillë paraqet shkeljet të të drejtave të njeriut, përkatësisht të drejtës për ankesë ndaj vendimeve gjyqësore dhe administrative. Njëkohësisht, për Drejtësia Sot është shqetësues fakti se si LPD- ja dhe rregulloret përkatëse nuk kanë paraparë faktin se shqiptimi i masës disiplinore paraqet pengesë në ngritjen në detyrë për gjyqtarë”.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here