Vdes një 20-vjeçare në Gjakovë nga COVID-19, pak ditë më parë i kishte vdekur edhe babai

0
121
Reklame e sponzorizuar

Coronavirusi sot i mori jetën edhe një 20-vjeçareje nga Gjakova, e cila tash e katër ditë ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare.
Familja e 20-vjeçares kishin humbur ditë më parë pikërisht nga COVID-19 edhe kryefamiljarin, babain e 20-vjeçares.
“Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar tash e katër ditë. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtrirë në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo.
Gecaj-Gashi theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar.
Ndryshe, njoftimin për vdekjen e 20-vjeçares e kanë bërë të ditur edhe familjar të saj përmes rrjeteve sociale, ku kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot.
Varianti Delta i COVID-19 është duke i prekur më së shumti moshat e reja.
Thirrje për vaksinim po bëhen vazhdimisht, ndërkaq më së shumti po raportohet se janë duke u infektuar moshat nga 20 deri në 29 vjeç.

Reklame e sponzorizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here