Lajme nga Vendi

Zgjedhjet Lokale 2021/ Kosova vlerësohet pozitivisht nga vëzhguesit evropianë, por merr rekomandime për ri-dizajnim të fletëvotimeve

Shefi i këtij i këtij misioni të BE-së, Lukas Mandl, gjatë prezantimit të raportit tha se procesi zgjedhor është vlerësuar pozitive, duke shtuar tutje se zgjedhjet kanë qenë të organizuara në mënyrë profesionale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vëzhguesit evropianë kanë prezantuar raportin final për zgjedhjet lokale 2021.

Mandl tha se liritë themelore janë respektuar dhe votuesve u është ofruar mundësia për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore ku mundësitë kanë qenë të kufizuara.

Megjithatë, Mandl tha se në raport kanë disa rekomandime për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Ne rekomandojmë të ri-dizajnohen fletëvotimet për zgjedhjet, dhe votuesit të kenë më të lehtë, e të informohen më mirë. Numërimi i asistuar, rekomandojmë që ky votimi të bëhet në mënyrë më të rregullt. Partitë politike, akoma nuk kanë adresuar pabarazinë gjinorë në programet e tyre, rekomandojmë që të mendojnë për miratimin e politikave të brendshme dhe të mbështesin gratë”, deklaroi ai.

Mandl inkurajoi palët që të marrin parasysh rekomandimet e tyre, duke shtuar se shpreson që ky raport të sjell energji pozitive.

DTV 5

Recent Posts

Protestojnë punëtorët e minierës “Golesh” para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në…

8 months ago

Në Turqi arrestohet edhe një gazetare

Policia bastisi shtëpinë e gazetares Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit. Pas kontrollit në…

8 months ago

Agim Veliu i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut për pakënaqësitë e tij

Në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu…

8 months ago

Kamerat s’funksionuan në momentin e arratisjes së Radojçiqit, nisin hetimet për këtë çështje

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Rasim Maloku. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet…

8 months ago

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas ikjes së Milan Radojçiqit nga pika kufitare Bërnjak

Në njoftim thuhet se personi në fjalë ka ikur me veturë në drejtim të Serbisë…

8 months ago

Deputetët kaq shpenzuan në dy muajt e fundit të vitit për të shkuar në Kuvend

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për…

8 months ago